Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Zgjatet afati për aplikim për Pagesa Direkte në bujqësi

nga B.K28 mars 2023
Zgjatet afati për aplikim për Pagesa Direkte në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka vendosur që ta zgjasë afatin e aplikimit për subvencione për kultura bujqësore për vitin 2023 deri më 6 prill të vitit 2023.

Afati ishte paraparë të mbyllej më 30 mars, por është shtyrë.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2023, nga data 30 mars deri me 06 prill 2023 në ora 16:00. Me këtë rast ju njoftojmë gjithashtu se procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →