Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Zelensky tha se Rusia po investon për një luftë në Ballkan, reagon deputetja britanike

nga Kaltrina Berila17 nëntor 2023
Zelensky tha se Rusia po investon për një luftë në Ballkan, reagon deputetja britanike

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se paralajmërimi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se Rusia po tenton të nisë një luftë në Ballkan, i ka bërë edhe ajo vetë muaj më parë.

Në një bisedë të djeshme të Zelenskyt me gazetarë afrikanë, ai ka thënë se Rusia po planifikon të nisë një luftë të re në Ballkan, duke tentuar që t’i fusë në luftë shtetet ballkanike mes vete.

Ndërkaq Kearns, e cila muaj më parë kishte paralajmëruar se serbët po i mbushin manastiret dhe kishat ortodokse në Kosovë me armë, të cilat, sipas saj, po i bartin nga Serbia përmes autoambulancave, tashmë ka thënë se parashikimet e saj, “fatkeqësisht, janë realizuar”.

“Kam paralajmëruar vazhdimisht se na duhet të gjejmë shtyllën tonë kurrizore në Ballkan dhe të mos përsërisim dështimet e parandalimit. Ballkani është oborri jonë dhe kemi përgjegjësi historike. Kam paralajmëruar në qershor për atë që mund të shohim në Kosovë, por mu hodhën poshtë. Mjerisht shqetësimet e mia u realizuan”, shkroi Kearns, teksa shpërndau një postim me deklarimin e djeshëm të Zelenskyt.

“Kushtojini vëmendje Ballkanit. Më besoni, ne kemi informacione. Rusia ka një plan të gjatë. Lindja e Mesme, shpërqendrimi i dytë do të jetë Ballkani. Në fund të fundit, nëse partnerët nuk bëjnë diçka tani, atëherë do të ketë një ‘shpërthim’ atje përsëri, dhe sërish – kjo nuk do të jetë një histori e re. Marrëdhëniet e tyre kanë qenë në krizë për një kohë të gjatë. Prandaj, Rusia do të investojë sot që një vend ballkanik të luftojë një vend tjetër”, deklaroi Zelensky.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →