🌍 Bota
Zelensky siguron mbi 300 milionë dollarë ndihmë të re nga SHBA
nga Kaltrina Berila22 shtator 2023
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka njoftuar se ShBA ka ofruar 128 milionë dollarë ndihmë të re, si dhe 197 milionë dollarë në armë dhe pajisje për Ukrainën.
Njoftimi vjen në mes të vizitës së Presidentit Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, ku ai u takua me Presidentin Joe Biden.
Gjatë një takimi me anëtarët e kabinetit, Biden ripohoi angazhimin e SHBA, së bashku me partnerët e saj, ndaj Ukrainës.
Zelensky nga ana e tij falënderoi Biden dhe popullin amerikan për mbështetjen e tyre./21Media










