Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky: Ne kemi nevojë për heronjtë tanë të gjallë

nga E.Bullaku16 maj 2022

Dita e 82-të e mbrojtjes së Ukrainës ishte e vështirë, tha presidenti Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës në Facebook.
“Falë veprimeve të ushtrisë ukrainase, Forcave të Armatosura të Ukrainës, inteligjencës, ekipit negociator, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Kombeve të Bashkuara, ne shpresojmë se do të jemi në gjendje të shpëtojmë jetën e djemve tanë”, tha Zelensky.
“Në mesin e tyre ka edhe të plagosur rëndë, po iu ofrohet ndihma mjekësore. Dua të theksoj: Ukrainës i duhen të gjallë heronjtë ukrainas. Ky është parimi ynë. Mendoj se çdo person adekuat do t’i kuptojë këto fjalë”, shtoi ai.
Zelensky theksoi se puna për të sjellë djemtë në shtëpi vazhdon në Mariupol, ndërsa luftimet e tjera vazhdojnë të tërbohen në lindje të vendit.
“Trupat e Ukrainës po zmbrapsin sulmet e vazhdueshme në ato zona ku Rusia ende po përpiqet të përparojë”, tha ai, duke treguar qytetin e Severodonetsk si një nga objektivat kryesore të Rusisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →