Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky fton liderët gjermanë në Kiev

nga Kaltrina Berila5 maj 2022

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka ftuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin Frank-Walter Steinmeier që të takohen me të në Kiev, citon agjencia e lajmeve AFP të ketë thënë zyra e presidentit gjerman.
Zelensky e bëri ftesën gjatë një bisede telefonike me Steinmeier, gjatë së cilës “u sqaruan acarimet e së kaluarës” dhe Steinmeier shprehu “solidaritetin, respektin dhe mbështetjen” e tij për Ukrainën, transmeton rtv21.tv.
Ftesa vjen tre javë pasi Steinmeier u refuzua nga Kievi për shkak të lidhjeve të ngushta ekonomike të Gjermanisë me Rusinë. Vizita e planifikuar e presidentit gjerman në kryeqytetin ukrainas u anulua në minutën e fundit./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →