Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Zelensky bën thirrje që Rusia të përjashtohet nga agjencia e OKB-së për bujqësi

nga Kaltrina Berila9 qershor 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga Organizata e OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO).
“Nuk mund të ketë asnjë diskutim për zgjatjen e anëtarësimit të Rusisë në FAO. Çfarë duhet të bëjë Rusia nëse ato po shkaktojnë uri për të paktën 400 milionë, ose potencialisht më shumë se një miliard njerëz?”, citohet Zelensky të ketë thënë nga agjencia e lajmeve AFP.
Ai po i drejtohej një takimi ministror të grupit të vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris me lidhje video, transmeton rtv21.tv.
Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për krijimin e rrezikut të një krize buke globale duke bllokuar portet e Detit të Zi./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →