Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Ylli i Real Madrid do të operohet

nga Kaltrina Berila21 maj 2025
​Ylli i Real Madrid do të operohet

Pas Kupës së Botës për Klube, Jude Bellingham do t’i nënshtrohet një operacioni në shpatull dhe kështu një pushim i gjatë pritet për mesfushorin e Real Madridit

Anglezi ka kohë që luan me shtrëngim dhëmbësh për shkak të një problemi të dhimbshëm në shpatullën e majtë, i cili i ka dëmtuar disa nga performancat e tij. Ose të paktën, i bëri ato fizikisht më të komplikuara.

Pas muajsh pritjeje, sapo të mbarojë sezoni i Real Madridit, Jude Bellingham më në fund do t’i nënshtrohet një operacioni të domosdoshëm.

Mjekët spanjollë e kishin konsideruar si të tillë disa kohë më parë, por numri 5 i “ Los Blancos” e kishte shtyrë operacionin disa herë për shkak të angazhimeve të shumta në kalendarin e ngjeshur të futbollit.

Megjithatë, kjo nuk do të ndodhë para përfundimit të Kupës së Botës për Klube , e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke filluar më 13 qershori.

Nëse arrijnë në finalen e Kupës së Botës për Klube, Real Madridi do të jetë i zënë deri më 13 korrik. Pas kësaj date – ose në çdo rast, datës së eliminimit nga turneu – Bellingham do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për të zgjidhur një dëmtim në shpatullën e majtë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →