Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ylli i madh mund të mungojë në finalen Itali – Angli

nga Kaltrina Berila10 korrik 2021

Mesfushori i Manchester Cityt Phil Foden nuk është stërvitur sot me Anglinë dhe mund të mungojë në finalen e Euro 2020 kundër Anglisë të dielën në mbrëmje.
Trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka marrë lajmë aspak të mira mbi gjendjen e Foden derisa ”Sky Sport” raporton se ylli i Cityt nuk është stërvitur sot.
Është ende e paqartë nëse mesfushori do të jetë i gatshëm për ndeshjen ne ”Wembley” pasi ai ka pësuar një lëndim së fundi i cili mund ta pengojë për të luajtur në finale.
Foden ka luajtur tri ndeshje në Euro 2020 duke startuar dy herë, kundër Kroacisë dhe Skocisë në grupin D.
21 vjeçari nuk ishte ftuar për ndeshjen kundër Republikës së Çekisë, ndërsa ishte në bankën e rezervistëve kundër Gjermanisë dhe Ukrainës para së të luante 25 minuta në fitoren 2-1 të Anglisë kundër Danimarkës.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →