Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri

nga Venera Grabanica20 nëntor 2025
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Degës së LDK-së në Vushtrri

Kryetari i Degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ka njoftuar dorëheqjen nga posti, duke e cilësuar vendimin si akt përgjegjësie dhe hapje të rrugës për energji të reja në parti.

Ai rikujtoi rrugëtimin e tij politik që nga viti 2009 dhe shërbimin si kryetar komune në periudhën 2017–2021. Tahiri theksoi rezultatet elektorale ndër vite dhe veçoi fitoren e vitit 2017 si moment historik për LDK-në në rajon.

Tahiri u shpreh mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve dhe aktivistëve, duke thënë se dorëheqja është vetëm largim nga pozita, jo nga angazhimi. Tahiri konfirmoi se do të vazhdojë punën në strukturat qendrore të LDK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →