Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Vuçiq: Serbia s’do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi Kosovën

nga Kaltrina Berila13 shtator 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot në Kuvend se Serbia as drejtpërdrejt e as tërthorazi nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha ai.
“Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.
Vuçiq i bëri komentet në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Pikë e vetme e rendit të ditës në këtë seancë është raporti i Qeverisë serbe për negociatat e mbajtura me Kosovën përgjatë një viti, përkatësisht nga 15 qershori i vitit 2021 deri më 1 shtator të vitit 2022.
Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Kosova është shtet i pavarur qysh në vitin 2008./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →