Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vuçiq: Pres shumë presione e kërcënime për Kosovën në muajt e ardhshëm

nga Kaltrina Berila29 gusht 2023
Vuçiq: Pres shumë presione e kërcënime për Kosovën në muajt e ardhshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se pret presion të madh për Kosovën në muajt e ardhshëm.

“Pres shumë presione dhe kërcënime dhe zbatim të atyre kërcënimeve në Kosovë nga ata që janë të pamjaftueshëm përgjegjës dhe nuk e kuptojnë se paqja nuk është vetëm në interes të serbëve, por edhe të shqiptarëve. Duket se muajt në vazhdim do të të mos jetë e lehtë”, tha Vuçiq.

Gjatë vizitës së punimeve përfundimtare për rindërtimin e plotë të urës mbi lumin Mllavë në Petrovac, Vuçiq shtoi se është mirë që në rrethanat aktuale mund të ndërtohet./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →