🏛️ Politikë
Vuçiq: Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës
nga Venera Grabanica1 maj 2024
Gjermania po udhëheq fushatë të ashpër për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, kështu ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuçiqi e ka pranuar se është e vështirë ta kundërshtojë fushatën gjermane për Kosovën, por ka thënë se i takon Serbisë të luftojë.
“Ata do të kenë nga 29 deri në 33 vota dhe u duhet një shumicë prej 31 (për pranimin e Kosovës), kështu që çdo gjë është në kufi”, ka thënë Vuçiq të mërkurën në hapjen e punimeve për stadiumin e ri kombëtar në Beograd, transmeton “N1”.









