Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Vritet një person në Tiranë

nga B G8 prill 2017

Raportohet të jetë një ish-drejtor i policisë

Ish drejtori i policisë së Vlorës, Artan Cuku është ekzekutuar me armë zjarri pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë, shkruan Vizionplus.

Vrasja ka ndodhur rreth orës 20:45.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij ekzekutimi por nuk përjashtohet që motiv të ketë qenë dhe një vrasje e cila mund të ketë lidhje me ish postin e tij.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e saj. Artan Cuku ka mbajtur postin e drejtorit të policisë së Vlorës në periudhën 2012-2013./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →