(Lajm i përditësuar)
Vrasje e dyfishtë në Vushtrri, Policia del me detaje
Policia e Mitrovicës ka konfirmuar vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në Stanovc të Vushtrrisë, ku të vrarë mbetën një burrë dhe një grua.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka deklaruar për portalin rtv21.tv se dyshohet se një 58-vjeçar me inicialet A.M ka qëlluar me armë zjarri një 42-vjeçare me inicialet N.H, e më pas ka qëlluar edhe veten.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë.
“Sot, rreth orës 14:56, policia ka pranuar informatën për një vrasje të ndodhur në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Bazuar në hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes dyshohet se kryesi i veprës, dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas i dyshuari ka qëlluar edhe veten”, ka deklaruar Zahiti.
Vrasje e dyfishtë në Vushtrri, Prokuroria jep detaje për RTV21
Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në Vushtrri.
Zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni ka konfirmuar për portalin rtv21.tv se një grua dhe një burrë janë viktima në këtë rast.
Preteni tha se ende nuk dihet relacioni i viktimave, por që ngjarja ka ndodhur afër një nënkalimi në Vushtrri.
Portali rtv21.tv ka dërguar pyetje në Policin, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.











