Së bashku me bashkëshorten e tij, Tahiri ka votuar në shkollën “Trepça”.
“Është një ditë e bukur për qytetin e Mitrovicës, për qytetarët e Mitrovicës, është një ditë e qetë, është një ditë ku qytetarët në mënyrë demokratike, të qetë, vendosin për qeverisjen e ardhshme”, tha Tahiri.
Ndër të tjera, ai shtoi se është krenar që sheh një kulturë votuesi në këtë proces zgjedhor.











