Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Von der Leyen: Nuk mund ta imagjinojmë BE-në pa Ballkanin Perëndimor në të

nga R3 korrik 2023
Von der Leyen: Nuk mund ta imagjinojmë BE-në pa Ballkanin Perëndimor në të

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund të imagjinohet pa pjesëmarrjen e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen i bëri këto komente pas takimit që pati me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.

“Të shohim përpara në vite dhe të imagjinojmë se si do të duket Evropa. A mund ta imagjinojmë një BE pa Ukrainën, pa Moldavinë, pa Ballkanin Perëndimor dhe këto pjesë të Evropës të jenë nën ndikimin e Rusisë dhe Kinës? E pamundshme”, tha Von der Leyen.

E para e KE-së tha se BE-ja tani duhet të nisë të mendojë se si të sigurohet që Evropa të jetë e plotë, me vendet e lartëpërmendura si anëtarë. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →