Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Von der Leyen fiton edhe një mandat në krye të Komisionit Evropian

nga Venera Grabanica18 korrik 2024
Von der Leyen fiton edhe një mandat në krye të Komisionit Evropian

Ursula von der Leyen, një politikane gjermane e qendrës së djathtë, ka fituar votën e Parlamentit Evropian për të qëndruar si presidente e Komisionit Evropian për një mandat të dytë pesëvjeçar.

401 eurodeputetë votuan pro, 284 kundër dhe 15 abstenuan.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka uruar Ursula von der Leyen për rizgjedhjen e saj.

Von der Leyen fillimisht mbajti një fjalim para eurodeputetëve dhe në fjalën e saj ajo iu referua pushtimit në Ukrainë, si dhe kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe misionet e tij të paqes, siç i quajti ai vetë.

“Ishte një mision për të lehtësuar situatën, jo një mision paqeje. Vetëm dy ditë pas asaj vizite, Putin gjuajti me raketa një shtëpi fëmijësh në Kiev. Përgjigja jonë duhet të jetë e qartë – Evropa do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet, kjo është përgjigja dhe mesazhi ynë”, tha von der Leyen

Ajo shtoi se Evropa duhet të investojë më shumë në kapacitetet mbrojtëse. “Ne gjithashtu duhet të krijojmë projekte të përbashkëta – një sistem të mbrojtjes së përbashkët evropiane. Jo vetëm që do të mbronin hapësirën ajrore, por do të krijonin një simbol të fortë unike në fushën e mbrojtjes”.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të siguruar kufijtë tanë të jashtëm, veçanërisht kufijtë lindorë”, tha ajo dhe bëri thirrje për forcimin e agjencisë Frontex dhe propozoi trefishimin e numrit të të punësuarve në atë agjenci.

Ajo njoftoi një plan për bujqësinë për të kapërcyer përshtatjen e nevojshme ndaj ndryshimeve klimatike.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →