🇽🇰 Kosova
Von Cramon mban konferencë, flet për vizat dhe dialogun Kosovë-Serbi
nga Kaltrina Berila24 tetor 2022
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, do të mbajë konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme.
Von Cramon do të paraqesë pikëpamjet e saj për situatën aktuale, posaçërisht në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave dhe diskutimet e fundit për këtë në Këshillin e BE-së, si dhe gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.
Një pjesë e veçantë e konferencës për shtyp do t’i kushtohet situatës në Ballkanin Perëndimor dhe implikimeve të luftës në Ukrainë në aspektin e sigurisë.
Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 09:30 në Shtëpinë e Evropës, në Prishtinë./21Media










