RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Veseli nesër intervistohet nga Specialja

nga Kaltrina Berila9 dhjetor 2019

Më 10 dhjetor Veseli në Hagë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga hetuesit e Gjykatës Speciale në Hagë.

Intervista e Kadri Veselit ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por që më pas u shtye për 10 dhjetor.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, kishte thënë, Avni Bytyçi këshilltar politik i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në fillim të muajit nëntor është ftuar të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

Gjykata Speciale është përgjegjëse për hetimin e krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës dhe krimeve tjera penale në lidhje me akuzat nga Raporti i Këshillit të Evropës i vitit 2011, ku flitet për krimet e pretenduara se i kanë bërë pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në periudhën prej vitit 1998 e deri në vitin 2000./21Media

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →