Veseli tha se do të punojnë parreshtur drejt rrugës euroatlantike
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në fjalimin e tij në kuadër të tubimit të koalicionit PAN në sheshin ”Skëndërbeu” uroi qytetarët për fitoren e këtij koalicioni.
Veseli gjatë fjalimit të tij tha se kjo është fitorja e Kosovës,e fillimit të ri, duke i falenderuar partnerët e koalicionit PAN si dhe duke ritheksuar falenderimin për siç tha kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Ramush Haradinajn, shkruan rtv21.tv
Ai tha se fitorja e fillimit të ri është fitore e madhe për popullin e Kosovës, është fitore e qytetarëve që duan punë dhe zhvillim ekonomik.
”Te rinjtë meritojnë me mirë, është koha që bashkë ta qojmë ekonominë përpara, është koha për të kthyer besimin e qytetarëve”, tha ndër të tjera Veseli, duke shtuar se do të punojnë parreshtur në rrugëtimin euroatlantik.
Duke falenderuar SHBA-të dhe partnerët e Kosovës, Veseli tha se Kosova do të jetë shtet stabil dhe sovran dhe se simbolet shtetërore dhe kombëtare, nuk do të lejojnë që t’i cenojë askush.
I pari i PDK-së tha se Nato dhe BE janë prioriteti i tyre. ”Ne do ta krijojmë qeverinë menjëherë dhe do të fillojmë punën për qytetarët e Kosovës, urime fitorja urime fillimi i ri”, tha Veseli./21Media










