Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Veliu flet për Kurtin: Kush nuk e nderon ish-presidentin tregon kulturën e tij

nga Kaltrina Berila2 dhjetor 2019

LDK kujton Rugovën

Me rastin e ditëlindjes së presidentit Ibrahim Rugova, anëtarë të kryesisë së LDK-së, kanë bërë homazhe te varri i tij.

Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu, tha se gjithmonë do ta nderojnë dhe vlerësojnë veprën dhe jetën e presidentit Ibrahim Rugova.

“Sot jemi këtu me anëtarët, deputetë dhe aktivistët për ta nderuar presidentin Ibrahim Rugova. Për ta nderuar jetën, veprën dhe trashëgiminë e tij edhe politike e shtetërorë. Obligimi ynë është ta ruamë e ta dërgojmë përpara”, tha Veliu.

I pyetur se pse Albin Kurti, asnjëherë nuk ka bërë homazhe te varri i Ibrahim Rugovës, Veliu tha se kjo është çështje e kulturës së tij.

Ai foli edhe për bisedimet VV-LDK, ku tha se ato po vazhdojnë me disa ndryshime.

“Çështja e nderimit është pjesë e kulturës secilit. Bisedimet janë duke u zhvilluar, disa ndryshime janë tejkaluar. Janë çështje që do të bisedohen tash e tutje”, u shpreh ai.

Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor të vitit 1944 në fshatin Cerrcë të Komunës së Istogut, ndërsa ndërroi jetë më 21 janar të vitit 2006.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →