Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Vedat Muriqi shënon het-trik, Kosova siguron Ligën B

nga Gentrita Xhemajli23 mars 2025
​Vedat Muriqi shënon het-trik, Kosova siguron Ligën B

Njëmbëdhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes Kosova tashmë ka siguruar kualifikimin historik në Ligën B të Kombeve.

Vedat Muriqi ka shënuar edhe golin e tij të tretë për dardanët në Mursia të Spanjës.

Tashmë rezultati është 3:1 dhe ai i përgjithshëm 5:2 për Kosovën, e cila ka një lojtar më tepër në fushë.

Islanda kishte një rast të mirë shënimi në minutën e 53-të, përmes Johann Helgason, por portieri Amir Shaipi intervenoi në mënyrë të mrekullueshme.

Një minutë më herët Vedat Muriqi u ndëshkua me karton të verdhë pas ndërhyrjes së palejuar ndaj Helgason.

Për shkak të lëndimit mesfushori i dardanëve Vesel Demaku u detyra të largohet nga fusha e blertë, duke u zëvendësuar nga Lindon Emërllahu në minutën e 55-të.

Islandezët janë me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Gunarsson

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →