Një burrë është sjellë pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit në Shtime. Vdekjen e viktimës e konstatoi ekipi mjekësor.
Rasti është cilësuar si i dyshimtë nga policia, ndërkohë që trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /21Media