Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Usyk mposht sërish Joshuan

nga Xh.D21 gusht 2022

Oleksandr Usyk është shpallur kampion bote në kategoritë IBO, IBF dhe ËBO pasi e ka mposhtur rivalin e tij, Anthony Joshua.
Të dy boksierët aplikuan luftë direkte dhe shumë të ashpër që nga raundi i parë dhe lufta ishte shumë e barabartë deri në raundin e tetë kur britaniku filloi ta dominojë ukrainasin.
Meçi i së shtunës mbrëma në Jeddah të Arabisë Saudite përfundoi me fitore me pikë për Usykun.
Në raundin e 11-të vazhdoi lufta e ashpër me të dy boksierët që sulmuan ashpër njëri-tjetrin dhe kërkonin goditjen fatale.
Joshua përqëndrohej më shumë në goditje në trup.
Dy anëtarë të jurisë i dhanë fitore Usykut me rezultat 116:112 dhe 115:113, ndërsa njëri Joshuas 115:113.
Të dy boksierët në fund ngritën flamurin e Ukrainës, në mbështetje të vendit që gjendet në luftë./21Media

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →