Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ushtrimet “Efes 24” në Izmir të Turqisë, fotografi të ushtarëve të Kosovës nga trajnimi

nga Kaltrina Berila17 maj 2024
Ushtrimet “Efes 24” në Izmir të Turqisë, fotografi të ushtarëve të Kosovës nga trajnimi

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka publikuar fotografi nga ushtrimet “Efes 24” që po mbahen në Izmir të Turqisë.

FSK njofton se kontingjenti i FSK-së po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar.

“FSK po tregon suksese në ushtrimin ‘Efes 24’ Kontingjenti i FSK-së, po tregon përgatitje të lartë profesionale gjatë realizimit të ushtrimit ndërkombëtar ‘Efes 24’ në Izmir të Republikës së Turqisë”, thuhet në njoftim.

“Ushtrimi përfshinë grupe misionesh, ku pjesëmarrësit veprojnë si pjesë e një Task Force të Përbashkët të Kombinuar (CJTF), dhe objektivi kryesor i ushtrimit është shkëmbimi i ekspertizës ushtarake, përmirësimi i ndërveprimit dhe mirëkuptimit midis vendeve partnere dhe agjencive që janë pjesë e ushtrimit. Kontingjenti i FSK-së ka arritur të realizoi me sukses objektivat e trajnimit të cilat ishin të planifikuara për fazën e parë, për të vazhduar kështu me fazën e dytë ku parashihen operacione më të ndërlikuara me forcat ajrore dhe në bashkëveprim me forcat Komando Turke”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →