RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ushtarët çeçenë i bashkohen sulmit rus në Ukrainë

nga Miranda Beqaj26 shkurt 2022

Udhëheqësi i rajonit rus të Çeçenisë thotë se ka dislokuar luftëtarët e tij në Ukrainë për t’u bashkuar në betejë me trupat ruse.

Në një video të postuar në internet, Ramzan Kadyrov tha se forcat çeçene deri më tani kishin kapur me sukses një objekt ushtarak ukrainas pa pësuar asnjë viktimë.

Udhëheqësi i republikës jugore ruse është një aleat kyç i presidentit rus.

Duke justifikuar pushtimin, ai thotë se vendimi i Putinit për të sulmuar Ukrainën do të parandalojë armiqtë e Moskës nga përdorimi i vendit për të nisur një sulm ndaj Rusisë.

Luftëtarët çeçenë besnikë ndaj Kadyrov kanë një reputacion famëkeq dhe akuzohen për shkelje të të drejtave të njeriut./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
LAJMI TJETËR →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Më të fundit

Të gjitha →