Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ushtarët amerikanë patrullojnë përgjatë vijës kufitare me Serbinë

nga Venera Grabanica18 shkurt 2025
Ushtarët amerikanë patrullojnë përgjatë vijës kufitare me Serbinë

Ushtarët amerikanë sot kanë kryer patrullime rutinë përgjatë vijës kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kjo u bë e ditur nga KFOR.

“Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kryen një patrullë rutinë në veri të Kosovës përgjatë vijës kufitare administrative. Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas, KFOR-it këto përpjekje, janë pjesë e misionit të përditshëm për të garantuar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →