Ukrainës do t’i duhen 750 miliardë dollarë për një plan rimëkëmbjeje pas pushtimit të Rusisë, ka thënë kryeministri ukrainas, Denys Shmygal.
Duke folur me liderët në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainësë në qytetin zviceran të Luganos, Shmygal ka thënë se kishte mbi 100 miliardë dollarë dëme në infrastrukturën ukrainase nga pushtimi rus.
Ai k a thënë tutje se plani i rimëkëmbjes duhej të ishte në tre faza dhe e para do të fokusohej në rregullimin e gjërave që kanë rëndësi për jetën e përditshme të njerëzve si furnizimi me ujë.
Shmygal shtoi se qeveria ukrainase besonte se një burim kyç financimi për planin e rimëkëmbjes duhet të jenë asetet e konfiskuara nga rusët./21Media









