Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Ukraina shënoi në sekondat e fundit të vazhdimeve dhe kaloi në çerekfinale të ‘Euro 2020’

nga Egzona Mehmeti29 qershor 2021

Ukraina sonte e mposhti Suedinë me rezultat 2-1 në sekondat e fundit të vazhdimeve dhe kështu e kompletoi fazën çerekfinale të ‘Euro 2020’.
Ndeshja përfundoi me barazim pas 90 minutave të rregullta, kur rezultati ishte 1-1 me golat e Zinchenkos dhe Forsbergut.
Kur po mendohej se fituesi i kësaj ndeshje do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive, në skenë doli Davbyk, i cili realizoi për 2-1 dhe fitoren e Ukrainës.
Skuadra e trajneri Andry Sevchenkos do të ballafaqohet në çerekfinale me Anglinë.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →