Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ukraina mohon se Rusia ka kapur centralin më të madh bërthamor në Evropë

nga Venera Grabanica28 shkurt 2022

Zyrtarët ukrainas kanë mohuar pretendimet ruse që forcat e saj kanë kapur stacionin bërthamor të Zaporizhzhia, centrali më i madhi në Evropë.

Energoatom, kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës,  për agjencin e lajmeve Interfax tha se pretendime të tilla nga Moska janë “një gënjeshtër absolute, një false”.

Më herët të hënën Rusia tha se trupat e saj kishin kapur uzinën dhe operacionet po vazhdonin normalisht.

Gjeneralmajor Igor Konashenkov i ministrisë ruse të mbrojtjes tha në një deklaratë: “Ushtarët rusë po ruajnë dhe kontrollojnë plotësisht zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”.

Ai shtoi: “Personeli vazhdon të punojë për mirëmbajtjen e objekteve dhe kontrollin e situatës radioaktive në gjendje normale. Sfondi radioaktiv është normal”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →