Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Ujësjellësi Prishtina tregon gjendjen e nivelit të liqeneve akumuluese

nga RTV216 janar 2020

“Gjatë këtij viti do të ketë përmirësime të vazhdueshme”

Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka bërë të ditur gjendjen aktuale të liqeneve akumuluese sipërfaqësore prej nga qytetarët furnizohen me ujë të pijshëm.

Niveli i ujit në liqenin e Badocit sot është 640.08 metra mbi nivelin e detit ose 9.77 m nën kapëderdhje, ndërsa liqeni i Batllavës 624.95 metra mbi nivelin e detit ose minus 10.05 metra.

Furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë është 24 orë pa ndërprerë.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit janë në terren nga ora 08.30-22.00, për të sanuar defektet e shkaktuara nga rrjedhjet e ujit dhe zhbllokime të pusetave të ujërave të zeza.

KRU Prishtina premton se gjatë këtij viti do të ketë përmirësime të vazhdueshme të shërbimeve të ujit e kanalizimit e të tjera.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →