⚽ Futboll
UEFA ia beson një tjetër ndeshje të rëndësishme Genc Nuzës
nga Venera Grabanica23 tetor 2024
UEFA ka deleguar Genc Nuzën si gjyqtar kryesor, që të ndajë drejtësinë në ndeshjen Djurgården – Viktoria SC, në kuadër të garës Conference League – faza e ligës.
Për herë të parë, UEFA ka deleguar si AVAR edhe gjyqtarin Dardan Çaka në po këtë ndeshje, i cili do të mbështet në VAR nga gjyqtari gjerman Sascha Stegemann.
Në ndeshjen, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Stockholm Arena” në Stokholm, Nuza do ta asistojnë Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.
Kjo ndeshje do të zhvillohet të enjten, më 24 tetor, me fillim në orën 18:45.










