🇽🇰 Kosova
U përlesh me djalin e saj të mitur, arrestohet nëna në Drenas
nga Kaltrina Berila18 qershor 2023
Një grua është arrestuar në Drenas, pasi dyshohet se ishte përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur.
Si pasojë e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 10:25.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje ishte përleshur fizikisht me djalin e saj të mitur, të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishin sulmuar njëri tjetrin. Si pasoj e dhunës dy të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, kurse djali i saj është liruar në procedurë të rregullt./21Media











