Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

U godit nga vetura në oborrin e tij, humb jetën 4 vjeçari në Ferizaj

nga B G23 qershor 2025
U godit nga vetura në oborrin e tij, humb jetën 4 vjeçari në Ferizaj

Një fëmijë katërvjeçar ka vdekur tragjikisht të dielën në Ferizaj. Siç ka njoftuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, viktima është goditur nga një veturë në oborrin e shtëpisë së tij.

“Me datën 22.06.2025 rreth orës 18:45, nga stacioni policor në Viti jemi njoftuar se në ambulancën e fshatit Pozheran është dërguar një fëmijë rreth moshës 4-vjeç, i cili është konstatuar pa shenja jete nga mjeku kujdestar. Dyshohet se fëmija është goditur nga një veturë në fshatin Dardani, në oborrin e shtëpisë, ndërsa ngasësi – ka lidhje familjare me viktimën”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

Bëhet e ditur se i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore për të ekzaminuar vendin.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →