Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump për Grenellin: Ai është fantastik dhe inteligjent

nga Kaltrina Berila25 janar 2025
Trump për Grenellin: Ai është fantastik dhe inteligjent

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka lëvduar Richard Grenell, ish-emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

Trump ka qenë sot për vizitë në Kaliforninë, specifikisht zonën e Los Angelesit ku zjarret shkaktuan dëme masive në njerëz dhe aso material gjatë janarit.

“Ai është i mirë këtu, ishte një ambasador në Gjermani, i cili ishte fantastik. Dita më e lumtur e Angela Merkelit në historinë e saj dhe ajo ka një histori të gjatë ishte dita kur unë e largova atë nga atje dhe e vendosa në krye të një niveli shumë të lartë inteligjence. Dhe njerëzit e inteligjencës, por nuk ishin inteligjentë për ta mashtruar. Por së fundmi, Grennell ka qenë fantastik dhe ai jeton këtu”, ka thënë Trump.

Kështu Trump u deklarua kur gjatë konferencës nga një qytetar i asaj zonë iu kërkua që dikush të shikojë dhe kontrollojë mirë, të hollat që janë dhënë për të prekurit nga zjarret në Los Anxhelos.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →