Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Trump i zhgënjyer nga Zelensky, thotë se presidenti ukrainas nuk e lexoi propozimin e paqes

nga B G8 dhjetor 2025
Trump i zhgënjyer nga Zelensky, thotë se presidenti ukrainas nuk e lexoi propozimin e paqes

Presidenti amerikan Donald Trump tha se është i zhgënjyer nga presidenti ukrainas, Zelensky pasi sipas tij ai nuk e ka lexuar propozimin për paqe.

Trump tha se mendon se Rusia është dakord me propozimin, transmeton KosovaPress.

“Atyre u pëlqen, mendoj se Rusia është dakord.Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn.Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që

Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin”, tha Trump.

“Mendoj se Rusia është dakord, nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord, popullit të tij i pëlqen”, tha ai.

Donald Trump e tha këtë në përgjigje të atyre që e pyetën për zhvillimet e fundit në negociatat e paqes në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →