Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Trippier pranë kalimit te klubi me pronarët më të pasur në botë

nga Miranda Beqaj3 janar 2022

Skuadra angleze me pronarët më të pasur në botë, Newcastle United është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të krahut të djathtë të Atletico Madridit, Kieran Trippier, raporton “Calciomercato”.
Newcastle do t’i paguajë dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh kampionit spanjoll për shërbimet e Trippier.
Po ashtu, mbrojtësi i djathtë anglez do të nënshkruajë një kontratë tri vjeçare me Newcastle, e cila do ta mbajë atë në stadiumin “St. James Park” deri në qershor të vitit 2025.
Që nga transferimi i tij nga Tottenhami tek Atletico Madridi, Kieran Trippier ka arritur të bëjë 86 paraqitje në të gjitha garat për kampionin spanjoll, duke regjistruar 11 asistime.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →