Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Tri sindikata paralajmërojnë veprime sindikale për draft Ligjin për Pagat

nga Venera Grabanica16 shkurt 2022

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Sindikata e Administratës Publike dhe ajo e Policisë janë shprehur të pakënaqur ndaj versionit të draft Ligjit për Pagat i cili u publikua ditë më parë.
SBAShK-u ka njoftuar se javën që vjen do të mblidhen dhe do të diskutojnë për situatën aktuale dhe për t’i koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale.
“Përfaqësuesit e të tri këtyre Sindikatave janë shprehur se në pritje të takimeve me Ministritë gjegjëse kanë ngritur grupe punuese duke përgatitur propozime konkrete e të argumentuara , të cilat do t’i prezantojnë. Përfaqësuesit e këtyre tri sindikatave kanë shprehur pakënaqësi të shumta ndaj versionit të Projektligjit që është duke qarkulluar dhe janë pajtuar që në fillim të javës së ardhme BSPK-ja të organizojë tryezë tematike me pjesëmarrjen e të gjitha Sindikatave për të debatuar për situatën aktuale në të gjithë sektorët dhe për të koordinuar aktivitetet dhe veprimet sindikale”, thuhet në komunikatën për medie nga SBAShK-u./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →