Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajme
📰 Lajme

​Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

nga B G2 korrik 2025
​Trepça mëson kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

Kampionia e Kosovës, Trepça ka mësuar kundërshtarët në kualifikimet e Ligës së Kampionëve në basketboll.

Sfida e parë do të jetë ndaj skuadrës së njohur holandeze, Heroes Den Bosch.

Nëse kampionët e Kosovës kalojnë këtë pengesë, atëherë në gjysmëfinale do të përballen me fituesin e ndeshjes Bakken Bears (Danimarkë) dhe BC Kutaisi 2010 (Gjeorgji).

Njëzet e katër (24) ekipe do të garojnë në tre (3) turne të Raundit Kualifikues.

Të tre turnetë e Raundit Kualifikues do të zhvillohen në fund të shtatorit.

Orari i detajuar i ndeshjeve, si dhe vendi i zhvillimit, do të shpallen më vonë në korrik

ETIKETA:#Lajme#Lajme
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →