Trepça fiton Superkupën e Kosovës në basketboll pas një drame të vërtetë në fund
(Lajm i përditësuar)
Klubi i basketbolli Trepça e ka fituar trofeun e Superkupës së Kosovës në basketboll pasi në finale e xka mposhtur Pejën në Suharekë me rezultat tejet të ngushtë, 78-76.
Pas 20 minutave të para, Trepça po avanconte me rezultat 40-32, ndërsa çereku i tretë u mbyll me rezultat të ngushtë 57-53 për mitrovicasit.
Çereku i fundit solli lojë të ashpër dhe konkrete nga të dy ekipet, por që në fund fitores dhe trofeut të Superkupës i gëzua Trepça me vetëm dy pikë epërsi.
Rifillon finalja mes Trepçës dhe Pejës
Ka rifilluar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Pejës.
Policia ka zbrazur palestrën në Suharekë, aty ku po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës.
Ballafaqimi ndërmjet tyre u ndërpre pak para përfundimit të pjesës së parë, por pritet që të rinisë së shpejti.
Ndërpritet finalja e Superkupës
Vetëm pak minuta para se të mbyllet pjesa e parë, është ndërprerë finalja e Superkupës së Kosovës ndërmjet Pejës dhe Trepçës.
Ishte trajneri i KB Pejës, Rami Hadar i cili ka urdhëruar lojtarët e skuadrës së tij që të tërhiqen nga parketi.
Arsyeja prapa këtij vendimi të trajneri izraelit ende nuk dihet.










