Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Pejë, ku treni ka goditur një kamionetë.
Nga ky aksident, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi bëri të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim.
Ndërkaq, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime të mëtutjeshme./21Media










