Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

nga Kaltrina Berila24 shkurt 2025
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Të dielën rreth orës 23:00, në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, njëri me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta.

Personi i plagosur me armë zjarri është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa i dyshuari për të shtënat është larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se policia është duke e hetuar rastin dhe se po punohet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

“Rreth orës 22:40 në fshatin Jashanicë të Klinës, tre persona janë plagosur, një me armë zjarri dhe dy të tjerë me mjete të forta. Personi i plagosur me armë është në gjendje të rëndë shëndetësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes”, ka deklaruar Gashi.

Policia dhe ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit janë transportuar për trajtim mjekësor.

Hetimet për ndriçimin e rrethanave të rastit po vazhdojnë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →