Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Tre anëtarë të një familje shqiptare vdesin në një aksident në Greqi

nga Miranda Beqaj15 nëntor 2021

Tre anëtarë të një familje shqiptare e kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Greqi.
Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Xyniada-Koromilia.
Burrë e  grua dhe vajza e çiftit shqiptar kanë mbetur të vdekur në vend, ndërkohë aksidentit fatal i ka mbijetuar vetëm djali i tyre 17-vjeçar, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, shkruan lamiareport.gr
Në lidhje me aksidentit fatal ka reaguar edhe përfaqësuesi i komunitetit të Koromilas, Dimitris Giataganas, i cili në një deklaratë për mediat është shprehur se zona ku ndodhi aksidenti është kthyer në një aks tepër të rrezikshëm kohët e fundit për shkak të degradimit të rrugës.
”Për dekada këtu nuk ka ndodhur asnjë aksident, por së fundmi kemi parë një numër të madh aksidentesh fatale. Asfalti është degraduar dhe me shiun e parë kthehet në gjalp. Jemi me fat që nuk jemi vrarë deri më tani ne që e përdorim këtë rrugë çdo ditë”, ka thënë ai./Lamiaresport.gr

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →