Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Traileri i filmit “The Batman”

nga B.K29 dhjetor 2021


Traileri i ri i filmit “The Batman”, i kompanisë Warner Bros, sjell në skenë aktorin Robert Pattinson në rolin e Betmenit, dhe aktoren Zoe Kravitz në rolin e Catwoman.
Titulluar “The Bat and The Cat”, traileri i tij zhytet thellë në lidhjen në mes Batman dhe Catwoman. Ai paraqet lidhjen e komplikuar në mes tyre.
Në trailer shihet edhe një veturë e fuqishme, të cilën e nget aktori Colin Farrell, që luan rolin e Pinguinit.
Ky trailer tashmë ka dhënë shenja se mund të bëhet njëri prej filmave më të sukseshëm të 2022-tës.
“The Batman” përqendrohet në vitin e dytë të skenave me luftime të Betmen. Ky personazh zbulon korrupsion në qytetin Gotham që lidhet me familjen e tij, ndërkohë që përballet me një vrasës serik, të njohur si Riddler.
Filmi “The Batman” është planifikuar të shfaqet në kinema me 4 mars të vitit të ardhshëm./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →