Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi udhëton për Bruksel, merr pjesë në samitin e “Friends of Europe”

nga RTV212 dhjetor 2019

Thaçi pjesë e samitit në Bruksel

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Samitin “Ballkani Perëndimor në mes të Shpresës dhe Realitetit”, të organizuar nga Friends of Europe.

Presidenti Thaçi në këtë samit do të flasë për marrëdhëniet e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, si dhe për zbehjen e ndikimit evropian mbi rajonin tonë.

Po ashtu, presidenti Thaçi si pjesë e panelit do të flasë edhe për dialogun në Bruksel dhe për përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →