Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Thaçi: Nuk më duhet vota, interesi nacional është mbi vota

nga Venera Grabanica20 shkurt 2019

Thaçi sot mori pjesë në programin e bursave “Gratë në energji’

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi sot se Kosova është me fat që ka një përkrahje unike nga SHBA dhe nga të gjitha institucionet e saj pa asnjë dallim.

Ai këto komente i bëri në programin e bursave “Gratë në energji’, ku tha se mbështetja amerikane do të arrijë qëllimin nëse Kosova është në paqe me vetveten dhe fqinjët e vet, pasi asnjë investitor nuk vjen në rajon nëse flitet për luftë.

Thaçi theksoi se SHBA është e fokusuar për të ndihmuar Kosovën në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Ëndrra e Kosovës shtet i suksesshëm e prosperues arrihet vetëm nëse dalim nga gjendja e status-qou. E di që nuk fitohen shumë vota kur flitet për dialog, mua nuk më duhet vota. Interesi nacional është mbi vota. Uroj që këto investime të MCC në të mirë të qytetarëve të rriten të shumëfishohen në arritjen e objektivave që kemi me SHBA” tha ai.

Thaçi është i bindur se Kosova do të dalë fituese dhe gratë që do të fitojnë nga këto bursa, do të kthehen me sukses më të madh.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →