🇽🇰 Kosova
Thaçi: Nuk kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën, VV-ja i fiton mbi 50%
nga Venera Grabanica14 nëntor 2024
Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi për RTV21 ka thënë Vetëvendosje nuk ka nevojë për koalicione pas zgjedhore, sipas tij, ky subjekt politik do të fitojë mbi 50% të votave.
Deputeti Thaçi, po ashtu tha se nuk do të jetë deputet i një mazhorancë në të cilën kryeministër do të ishte Bedri Hamza, Lumir Abdixhiku apo Ramush Haradinaj.
“Konsideroj që më këtë konsulacion që e kanë partitë opozitare në asnjë mënyrë nuk do të ketë nevojë për koalicion, por edhe nuk do të bëjmë koalicion sepse ne do të fitojmë mbi 50%. Unë kurrë nuk do të jem deputet i asaj mazhorance ku Ramush Haradinaj. Personalisht për veti po flas. Asnjëherë nuk do të jem deputet i asaj mazhorance ku kryeministër janë Ramushi, Lumiri dhe Hamza”, tha Thaçi./RTV21/21Media











