Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Të mbijetuarve të dhunës seksuale u njihet e drejta për pensione të dyfishta

nga B G29 maj 2024
Të mbijetuarve të dhunës seksuale u njihet e drejta për pensione të dyfishta

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të mbijetuarve të dhunës seksuale t’u njihet e drejta për dy pensione, pensionin si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pensionin bazik të moshës (si dhe atë kontributdhënës), ka njoftuar të mërkurën Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT).
“Në procese të ndara gjyqësore, QKRMT ka përfaqësuar 3 të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, të cilëve Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative ia njeh të drejtën në realizimin e dy pensioneve: Pensionin si të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës dhe Pensionin bazik të moshës (si dhe atë kontributdhënës).”

Sipas njoftimit, kjo arritje është rezultati i angazhimit të QKRMT-së në ofrimin e ndihmës juridike falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Këto procese gjyqësore kanë filluar qysh nga vitit 2021. Fillimisht janë përgatitur dhe dorëzuar paditë për 5 raste, ndërsa më vonë numri i rasteve ka vazhduar të shtohet”, thuhet në njoftimit.

Sipas , QKRMT-së të mbijetuarit e dhunës seksuale me të mbushur moshën e pensionimit janë privuar nga e drejta për pension të dyfishtë.

“Pra, të mbijetuarit është dashur të zgjedhin veç njërin pension. Rastet e tilla, QKRMT i ka trajtuar me kujdes dhe të bindur në profesionalizmin dhe gjetjet e tyre, i ka mbështetur të mbijetuarit për arritjen e drejtësisë dhe njohjen e të drejtës së plotë për shfrytëzimin e pensionit të dyfishtë. Nxjerrja e tre Aktgjykimeve të një pas njëshme për njohjen e të drejtës në realizimin e pensioneve të dyfishta për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, është dëshmi e mjaftueshme se të mbijetuarve duhet t’iu njihet e drejta në realizimin e dy pensioneve”, thuhet njoftimi.

Derisa QKRMT-ja i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta rregullojë këtë çështje përmes një akti administrativ dhe “t’iu mundësojë kategorive të cilat gëzojnë të drejtën që të përfitojnë nga dy pensionet t’i marrin ato nga momenti kur i plotësohen kushtet ligjore, në mënyrë që mbijetuarit mos të presin me vitet të tëra deri sa të vendos gjykata për njohjen e kësaj të drejte”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →