Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Tahiri: Qeveria po tallet me nëpunësit publikë

nga Venera Grabanica31 tetor 2023
Tahiri: Qeveria po tallet me nëpunësit publikë
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron.
Tahiri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik.
“Qeveria vazhdon të tallet me nëpunësit publik. Me buxhetin e ri, i bie të kemi një ngritje të koeficientit për pesë euro. Në total, një shumice dërrmuese të kategorive buxhetore i bie të kenë 30 deri në 80 euro më shumë të hyra mujore. Duke ditë inflacionin kjo nuk është rritje reale nominale. Thënë ndryshe qeveria nominalisht rritë pagat, por realisht mashtron!”, ka thënë Tahiri./21Media
LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →