Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Tahiri: Qeveria Kurti është dështimi më i madh historik i Kosovës

nga RTV21 Portal2 gusht 2024
​Tahiri: Qeveria Kurti është dështimi më i madh historik i Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti është dështimi më i madh historik i Kosovës. Sipas tij, ekzekutivi, por edhe mazhoranca në Kuvend kanë tradhtuar besimin e qytetarëve, pasi kanë dështuar të realizojnë projektet në të mirën e tyre.

Tahiri, në konferencë për medie të premten, pas përfundimit të sesionit pranveror të Kuvendit, tha se mazhoranca dështoi në përmbushjen e agjendës legjislative.

“Në historinë e qeverisës është dështimi më i madh historik, i cili nuk arriti një projekt të vetëm të realizojë në të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kosova sot është e bllokuar gjithandej, ekonomia është para kolapsit, marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në nivelin më të ulët, ndërsa shteti ynë është nën sanksione ekonomike dhe politike nga BE-ja”, tha ai.

Ai deklaroi se pushteti shpesh herë ka tentuar të bllokojë mbikëqyrjen parlamentare nga ana e opozitës.

“Merrni vetëm agjendën legjislative dhe e shihni dështimin kardial të kësaj qeverie në ligj-bërje. Duke filluar me ligjin për sigurime shëndetësore, duke shtuar tutje në ligjet për politikë të jashtme dhe ligjet ekonomike. Të gjitha këto ka qenë praktikë e kësaj qeverie të ikën nga e vërteta dhe dështimet e tyre…05:38 Këto komisione janë sabotuar me të vetmin qëllim që të parandalohet e vërteta dhe e vërteta dihet se në sektor të ndryshëm ka dështim, korrupsion dhe nepotizëm”, tha Tahiri.

Duke folur për incidentin e presidentes Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, Tahiri tha se i njëjti është një skandal i rëndë diplomatik.

“Presidentja e Kosovës ndalohet dhe shkelen të gjitha të gjitha konventat ndërkombëtare diplomatike, protokollet diplomatike. Ky nuk është skandal, por incident i rëndë diplomatik në mes dy shteteve. Pyetja e parë si shtrohet është qysh do të trajtonte Shkupi zyrtar presidentin e Kroacisë, Malit të Zi apo Serbisë, a do t’ia bënte njëjtë? Unë nuk e kam votuar Vjosa Osmanin dhe s’ka të bëjë me individin, por institucionin që ka marrë dy të tretat në Kuvend”, tha ai.

Sa i përket takimit të sotëm të ambasadorëve të QUINT-it me kryeministrin Albin Kurti dhe paralajmërimeve për hapjen e urës së Ibrit, ai tha se e njëjta është vetëm një simbolikë zgjedhore.

“Hapja e urës së Ibirt pas katër vjet qeverie është simbolikë zgjedhore, pasi s’ka çka thotë asgjë në këtë punë. A po kuptoni, ku është ardhur Kosova, pa besim nga Amerika dhe pa besim nga BE-ja”, përfundoi Tahiri.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →